Aksident në Elbasan, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 4 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2024, 18:49
Një aksident ka ndodhur në Elbasan. Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku si pasojë janë plagosur 4 persona.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, në aksin rrugor "Elbasan-Librazhd", automjeti me drejtues shtetasin K. R., 36 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin O. L., 33 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këto dy automjete, të cilët po marrin asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
