Armët e sekuestruara në Shkallnur, Balla: Përgëzime policisë për goditjet që po i jep krimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2024, 13:25
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit, pas kapjes të një sasie armësh në Shkallnur të Durrësit.
Balla shprehet se policia meriton përgëzime, për goditjet që po i jep grupeve kriminale dhe rasteve të armëmbajtjes pa leje.
Postimi i ministrit Taulant Balla:
Policia e Shtetit????Durrës po godet sistematikisht fenomenin e armëmbajtjes pa leje.
Përgëzime për goditjen e një tjetër baze që shërbente për furnizimin me armë zjarri të grupeve kriminale.

