E rëndë në Maliq/ Goditi me dru në kokë një shtetas, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari
Policia e Maliqit ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. L., 62 vjeç, pasi dje në fshatin Pojan, për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet të fortë (dru) në kokë, shtetasin R. R., 64 vjeç.
Aktualisht, 64-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Maliq
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 62 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dje në fshatin Pojan, për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet të fortë (dru) në kokë, shtetasin R. R., 64 vjeç, banues në Maliq, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

