VIDEO/ Bayern pa mëshirë, tetë gola ndaj Mainz, asist i lojtarit shqiptar në “Allianz Arena”
Pas barazimit ndaj Freiburg, Bayern Munchen rikthehet te fitorja në kampionat.
Kampionët e Gjermanisë dhuruan spektakël në shtëpi, teksa triumfuan 8-1 ndaj Mainz.
Ekipi i Tuchel vendosi ndeshjen në shinat e duhura në 20 minutat e para, duke realizuar me Kane dhe Goretzka.
Mysafirët shkurtuan diferencat me Amirin në të 31-tën, i asistuar nga lojtari shqiptar Brajan Gruda.
Brenda pjesës së parë, Kane thelloi shifrat.
Në fillimin e pjesës së dytë vijoi spektakli vendas, këtë herë me Muller, Musiala dhe Gnabry.
Kane kompletoi tripletën, në të 71-tën minutë. Në fund pati kohë edhe për një gol tjetër të Goretzkës.
Pavarësisht këtij triumf, diferenca e Bayern me Leverkusen kryesues është 7 pikë, por “aspirinat” kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.
Mainz është në vendin e parafundit.
Golat:
https://www.goalstube.online/2024/03/bayern-munchen-1-fsv-mainz.html