VIDEO/ Rey Manaj “mjeshtër” i supergolave, bomberi shqiptar nuk ndalet në Turqi

Rey Manaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Sivasspor, po luan në shtëpi përballë Alanyaspor. Sfida e vlefshme për javën e 29-të të Superligës turke është në barazim 1-1 momentalisht.

Manaj është pikërisht autori i golit për të tijët. Kur ndeshja ishte 0-1, ishte sulmuesi shqiptar që shënoi për Sivasspor në minutën e 64’ të sfidës nga goditja e dënimit, duke rikthyer baraspeshën.

Kujtojmë që për lushnjarin ky është goli i 15-të në kampionat dhe i 19-ti sezonal.]

Sigurisht që goli i sotëm është më i miri që Manaj ka shënuar këtë edicion, pasi sulmuesi shqiptar ka realizuar nga gjuajtja e lirë me një goditje shumë të fuqishme për të barazuar shifrat në 1-1.

VIDEO/ Rey Manaj “mjeshtër” i supergolave, bomberi shqiptar nuk

Ishte ky goli i 15-të në kampionat për Manajn, derisa ka realizuar edhe katër të tjerë në Kupën e Turqisë duke konfirmuar se është në një formë të jashtëzakonshme.