VIDEO/ As Cikalleshi nuk mbahet, shënon golin e 10-të në Superligën turke
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2024, 14:37
Pas Rey Manajt, ishte radha e Sokol Cikalleshit të shënonte në kampionatin turk ditën e sotme. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e radhës me Konyasporin, që po luan në fushën e vet kundër Adana Demirspor.
Edhe këtë herë goleadori kavajas shënoi në pika e bardhë. Ishte minuta e shtatë kur Konya fitoi një penallti, të cilën sulmuesi kuqezi e shndërroi në gol. I dhjeti sezonal në kampionat për 32-vjeçarin.
Goli:
https://streamin.one/v/b8807b74
