Julio Cesar: Jam i befasuar nga Sommer, nuk e prisja në këtë formë
Sekreti i fitoreve të Interit ndoshta qëndron në fazën mbrojtëse dhe në aftësitë e Yann Sommer, i aftë për ta mbajtur të mbyllur portën e djemve të Simone Inzaghi.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe “heroi” i tripletës “zikaltër”, Julio Cesar, në një intervistë që ka dhënë për prestigjiozen italiane, “La Gazzetta dello Sport”, teksa u shpreh se ishte i befasuar nga ajo që portieri zviceran ka bërë deri më tani.
“Unë jam i sinqertë, nuk e prisja një Sommer të tillë. Ai më befasoi në një mënyrë pozitive, është i sigurt.
Erdhi pas Onana, një portier që kishte ndryshuar ‘Zikaltërit’ me mënyrën e nisjes së aksioneve që nga zona.
Sommer mori vendi i tij me thjeshtësi, në fund të fundit, nuk është rastësi që luajti të Bayern. Neuer nuk mund ta zëvendësojnë të gjithë.
Për shkak të cilësive që ka, Sommer ka rënë vonë në sy: në futboll ndodh, ose ndoshta ai thjesht nuk e është vlerësuar si duhet.
Mbrojtja e Interit është një ‘mur’ dhe zbaton në mënyrë të përsosur një sistem loje që e lejon të rrezikojë pak, por cilësia e një portieri qëndron në aftësinë për të qëndruar i fokusuar dhe për të qenë gati kur ai do të marrë goditje", deklaroi Julio Cesar.


