Mbappe drejt Realit/ Mediat në Spanjë e konsiderojnë të mbyllur transferimin e francezit në Madrid
Kylian Mbappe mund të jetë lëvizja surprizë e Realit të Madritit. Mediet shkruajnë se mund të jetë arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit.
Por prezantimi në “Bernabeu” do të varet shumë edhe nga turet ndërkombëtare. E përditshmja spanjolle “Marca” shprehet për dy mundësi, ajo e transferimit në gusht, dhe në fund të majit ose qershorit.
Fillimisht Mbappe do të angazhohet me kombëtaren e Francës në Evropianin e Gjermanisë, e më tej në Olimpiadën e Parisit që do të kushtëzojë kështu sezonin në 16 ose në 17 gusht.
Megjithatë si Reali dhe PSG nuk kanë pranuar të japin komente sa kohë janë ende në garën e Champions League.
Nëse të dy ekipet do të arrijnë në finale, gazeta shprehet se marrëveshja mund të arrihet mes 3 dhe 6 qershorit.
Por nëse skuadrat nuk do të shkojnë në “Wembley”, pakti mund të deklarohet në fund të muajit maj.
Ndërkaq analistët shtojnë se afrimi i Mbappe do të konsiderohet si një prej goditjeve më të mëdha në merkaton e viteve të fundit.
25 vjeçari konsiderohet si një prej sulmuesve më të shpejtë dhe në kampionatin botëror të vitit 2018 mori edhe çmimin lojtari më i mirë kur ishte më moshën 19 vjeçare.


