Guardiola: City më dha kohë për të fituar Championsin, nuk dua të largohem!

Pep Guardiola ka folur për “TNT Sport” pas kualifikimit për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kampionët e Anglisë fituan trofeun sezonin e kaluar ndaj Interit dhe janë favorit edhe këtë sezon.

“Më kujtohet se kur mbërrita, drejtuesit nuk besonin në fitimin e Ligës së Kampionëve, klubi nuk besonte se ne mund ta arrinim. Ishte një proces, hap pas hapi. Sot drejtuesit nuk u japin shumë kohë trajnerëve për të fituar, por mua më dhanë mua”, tha Guardiola, i cili fitoi Champions League me Cityn në fund të sezonit të shtatë.

“Nuk dua të largohem”, u përgjigj më pas Guardiola kur u pyet për divorcin e tij të mundshëm nga City në një të ardhme të afërt. Guardiola aktualisht është i lidhur me Manchester City-n me një kontratë deri më 30 qershor 2025.