Myrto Uzuni përfundon në orbitën e Sevillas në merkaton e verës
Myrto Uzuni është një nga futbollistët më të vlerësuar te Granada. Por në fund të sezonit, nëse skuadra bie në Segunda Division, lojtari kuqezi mund të vendosë që të largohet. Për 28-vjeçarin, interes të vazhdueshëm ka shfaqur Sevilla, raporton sajti andaluzian El Mira. Uzunit i përfundon kontrata në Qershor të 2026-ës.
Por një nga prioritetet e tij është që të luajë në elitën e futbollit spanjoll, teksa një mundësi të tillë mund t’ja japë Sevilla. Granada ndodhet në vend të parafundit në renditje, me vetëm 14 pikë. Uzuni është një futbollist që vlerësohet 9 mln Euro dhe një shumë të tillë skuadra tjetër andaluziane e ka.
Lojtari kuqezi ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në këtë sezon, ndërsa ka shënuar 7 herë, si edhe ka dhënë edhe 1 asist në 1946 minuta të luajtura në kampionat.

