Makina përplas motomjetin në aksin Shkodër-Kryebushat, plagoset 58-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2024, 07:07
Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 22:05, në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat.
Raportohet se automjeti me drejtues shtetasin E. D., 37 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K., 58 vjeç.
Mësohet se si pasojë është dëmtuar lehtë 58-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Rreth orës 22:05, në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat, automjeti me drejtues shtetasin E. D., 37 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K., 58 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar lehtë 58-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
