“Flakë në det” - GJKKO i cakton masën e sigurisë, Gëzim Çela mbetet në burg, nis shlyerja edhe e dënimit të 2015-ës
Pas ekstradimit nga Kosova i baronit të drogës Gëzim Çela, këtë të shtunë ka dalë para Gjykatës së Posaçme e cila ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë të arrestit në burg.
Gjatë zhvillimit të seancës, vetë Çela nuk ka pranuar që të flasë, ndërkohë që ndaj tij ka nisur edhe shlyerja e dënimit të dhënë nga ish-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në 7 dhjetor 2015.
Në atë kohë Çela është dënuar për trafik droge me 10 vite e 8 muaj burg në mungesë.
Gëzim Çela rezulton se është nën hetim nga SPAK për operacionin “Flakë në det”.
Me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të tetorit të vitit të kaluar, për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Ai aktualisht po qëndron në burgun 313 në Tiranë. Sipas procedurës për dy javë ai do të qëndrojë i vetëm në qeli nën mbikëqyrje policore dhe mjekësore.
Pasi të mbarojë ky afat ai do të akomodohet në një nga qelitë e institucionit të ekzekutimeve të vendimeve penale.
PAMJET E EKSTRADIMIT NGA KOSOVA


