“Nata është e jona” Aktivistet në Tiranë djegin reçipetat në shenjë proteste për 8 Mars
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2024, 19:28
Duke djegur reçipetat. Kështu kanë zgjedhur të protestë aktivistet mbrëmjen e sotme teksa ka bërë edhe një marshim nën moton “Nata është e jona”.
Marshimi është zgjedhur pikërisht në këtë orë, si një shenjë proteste për rrugët e pandriçuara dhe ku shumë gra e vajza rrezikojnë ngacmimet.
Marshimi nisi nga Qyteti Studenti për të përfunduar deri në sheshin “Skënderbej” teksa protesta u shoqërua me thirrje dhe brohorima në mbështetje të grave dhe vajzave.
