Çfarë po "sajohet"? Mbyllet për 4 vjet Muzeu Historik Kombëtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2024, 11:49
Muzeu Historik Kombëtar përmes një njoftimi në rrjete sociale drejtuar agjencive turistike, drejtuesve të tureve kulturore dhe palëve të tjera të interesuara, bën me dije se do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 mars 2024 deri më datë 15 mars 2028.
“Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!””, thuhet në njoftimin e Muzeut Historik Kombëtar.
