Krijohet agjencia e mbetjeve, Qeveria: Synohet riciklimi në shkallë të gjerë

Qeveria i ka kthyer sytë nag ricikilimi i mbetjeve.

Me vendim të këshillit të ministrave të mërkurën u krijuaa gjencia e mbetjeve që synon që të kthejë këto të fundit në para, përmes riciklimit në shkallë të gjerë.

Qeveria e shqipërisë synon që mbetjet urbane të kthehen tanimë në para.

Të mërkurën e 6 marsit këshilli i ministrave vendosi të krijojë Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

Siaps vkm agjencia e mbetjeve synon të kthejë menaxhimin e integruar të mbetjeve në ekonomi qarkulluese.

Ajo që bie në sy është se tanimë qeveria duket se i është rikthyer idesë së riciklimit të mbetjeve.

Në pikën tre të VKM-së agjencia ka si mision  të Të organizojë punën për edukimin mjedisor, promovimin dhe nxitjen e zbatimit të hierarkisë së mbetjeve për zhvillimin gradual të grumbullimit përmes ndarjes në burim e riciklimit në shkallë të gjerë.

Gjithashtu kjo agjenci e re do të  koordinojë punën me institucionet e administratës publike, në nivel qendror e vendor, partnerët ndërkombëtarë, investitorët dhe palët e interesuara për zbatimin e standardeve në menaxhimin efikas të integruar të mbetjeve, planifikimin territorial në infrastrukturën e mbetjeve dhe implementimin e tyre;

Kjo agjenci e re do të jetë në varësi të ministrit të mjedisit dhe do të ketë drejtor të përgjithshëm që do të emërohet dhe shkarkohet nga ministri i linjës!