VIDEO/ Egnatia shkon në gjysëminale të Kupës, mund Laçin edhe në ndeshjen e dytë

Egnatia ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës përballë Laçit, me rezultatin 3-1 brenda në Rrogozhinë dhe 4-1 rezultat i përgjithshëm.

Sfida nisi mjaft mirë për rrogozhinasit, të cilët kaluan në avantazh me Montenegron në minutën e 19’, teksa në minutën e 38’ Aleksi nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për të dyfishuar shifrat.

Pjesa e dytë nisi me gol nga vendasit, me Montenegron që shënoi të tretin për skuadrën e Tetovës dhe të dytin personal.

Kurbinasit u munduan të reagonin, duke gjetur golin me Myrtën në minutën e 61’, por 8 minuta më vonë Kryeziu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për të rihapur disi sfidën.

Kështu Egnatia vazhdon me misionin për të mbrojtur trofeun që fitoi një vit më parë duke avancuar për në gjysmëfinale, ndërsa laçi tashmë do të shohë vetëm nga kampionati.

GOLAT:

https://streamin.one/v/7f798294

https://streamin.one/v/087672ec

https://streamin.one/v/272a1025

https://streamin.one/v/8b11293b