Fagu: Tirana në presion psikologjik, nesër kërkojmë fitoren
Trajneri i Tiranes Erbim Fagu flet per mediat ne nje konferenc per shtyp perpara takimit me Teuten e vlefshme per ndeshjet e Kupes .
Fagu nuk la pa permendur humbjen e klasikes perballe Vllaznise duke theksuar se du8het gjetur forca per tu ringritur.
''Kur vjen pas një humbjeje, një ndeshje ‘klasike’, gjithmonë duhet gjetur forca për t’u ringritur. Ajo ndeshje kaloi, tani jemi të fokusuar te takimi i Kupës, sepse dhe ajo ka rëndësinë e saj.
Të gjithë lojtarët janë gati për këtë ndeshje, por besoj se mund të kemi disa ndryshime dhe një rrotacion të mundshëm.
Akoma nuk e kam vendosur. Kemi kohë deri nesër, kemi e stërvitjen sot. Kështu që mbetet për t’u vlerësuar'', tha Fagu.
I pyetur per Teuten Fagu trergon ndryshimet qe do beje ne formacion si dhe vleserimin per djemte e detit.
''Teuta është skuadër me vlera. Nuk është se do ndryshojmë shumë. Najdovski është akoma në fazë rikuperimi. Nuk kemi akoma një datë fikse se kur do të kthehet.
Pastaj, pjesa tjetër e lojtarëve janë të gjithë të gatshëm. Këto janë pjesë teknike që nuk kemi pse t’i deklarojmë para ndeshjes.
Por nuk është se do bëjmë ndryshime të mëdha, përveç atyre që thash më parë. Çdo ndeshje, si në Kupë ashtu dhe në kampionat, ka vështirësitë e veta, pasi diferencat nuk janë të mëdha.
Kur bëhet fjalë për ndeshjet e Kupës, ka specifikë tjetër. Mund të shkojë dhe 120 minuta. Mbetet për t’u parë nesër si do shkojë ndeshja'', tha Fagu.
Trajneri I bardhebluve permendi objektivat e ekipit ne kete perballje.
''Ndeshje Kupe, ka specifikë tjetër.Ne e kemi diskutuar edhe dje. Për ne është e rëndësishme është vetëm ndeshja e radhës..
Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës, për të marrë maksimumin, për të marrë kualifikimin nesër, për të marrë tre pikët në kampionat.
Duke parë vazhdimësinë pastaj, edhe objektivat dalin vetë.Unë gjithmonë jam optimist.
Përpiqem t’ia përcjell edhe skuadrës. ata duhet të jenë të vetëdijshëm për vlerat që mbartin. Mendoj se ky ngërç psikologjik do kalojë shumë shpejt dhe të nisë që nesër'', tha Fagu.
Kujtojme qe ne ndeshje e pare me Teuten ,Tirana beri nje paraqitje poizitive duke e mbyllur rezultatin ne barazim pa gola. Kryeqytetasit do te luajn mesditen e se merkures ne Elbasan Arena ne oren 13.30.
