Bayerni do të tentojë gjithçka kundër Lazios, duelet e sotme në Champions League

Sot rikthehet Champions League. Në orën 21:00 do të luhen dy duelet e kthimit për fazën e 1/8-ave të finaleve.

Bayern Munchen do të presë Lazion në “Alianz Arena”. Rikujtojmë që ndeshja e parë në “Olimpico” u mbyll 1-0 për italianët.

Sot bavarezët do të tentojnë gjithçka për kualifikimin në çerekfinale.

Real Sociedad dhe PSG do të përballen në të njëjtin orar, ndërsa sfida e parë u mbyll 0-2 për parizienët.