Shënoi golin e parë me Interin, Asllani përzgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Serie A

Kristjan Asllani po kalon pa dyshim çastet e tij më të lumtura me fanellën e Interit.

Mesfushori i kombëtares luajti ndaj Genoas ndeshjen e tretë radhazi si titullar, sfidë që për më tepër e kurorëzoi edhe me një gol.

Ky gol ishte i pari me fanellën e Interit e që mbi të gjitha erdhi para tifozëve në stadiumin “San Siro”.

Por, performanca e 21-vjeçarit nuk kufizohet vetëm te goli, pasi loja e zhvilluar ishte mëse pozitive dhe lojtari kuqezi mori publikisht edhe vlerësimin nga trajneri Simone Inzaghi.

Të mirat nuk kanë fund për Asllanin dhe “qershia mbi tortë” është emri i tij në 11-tëshen më të mirë të javës së 27-të në Serie A.

Mesfushori i kombëtares është pjesë e formacionit që përbehet nga emra si Dybala apo Kvaratskhelia.

Sakaq, vlen të theksohet së bashku me Asllanin, pjesë e formacionit më të mirë të javës së 27 në Serie A, është edhe Amir Rrahmani që me Napolin e tij mposhti Juventusin 2-1.