Kupa e Shqipërisë/ Dy skuadra do të kalojnë sot në gjysmëfinale

Sot do të luhen dy ndeshjet e kthimit të vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Në orën 13:30 do të luhet sfida Egnatia-Laçi. Ndeshja e parë u mbyll 1-0 për rrogozhinasit.

Pavarësisht kësaj kurbinasit do të tentojnë gjithçka për t’u kualifikuar në turin tjetër.

Partizani dhe Kukësi do të përballen në orën 17:00.

Të kuqtë arritën të fitojnë ndeshjen e parë me rezultatin 1-0, dhe do kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë sot për të kaluar në gjysmëfinale.