VIDEO/ Tifozët e djegin në 'mini' derbin e kryeqytetit, i japin zemër "EFA-s" në fitoren ndaj Prestige
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2024, 09:22
Ndeshjet e javës për "Kategorinë e Tretë" u mbyllën me supersfidën mes dy skuadrave të kryeqytetit, kryesuesve të Prestige dhe EFA ( Football Academy Eagle ).
Përveç duelit të fortë e veçanta e kësaj ndeshje ishte se shkallët e kompleksit në Pezë kishin një numër të madh tifozësh të zjarrtë të ekipit të "EFA" të cilët dhuruan një atmosferë që po i mungon dhe "Superiores".
Ata i dhanë forcë të madhe "EFA" të trajnerit Enkele Likaj e cila theu kryesuesit e Prestige me rezultatin 1 - 0 me një lojë shumë të mirë ku shpërdoruan dhe shumë raste.
FSHF i kishte dhënë shumë rëndësi këtij "mini" derbi të kryeqytetit duke sjellë arbitra të "Superiores" me kryesor Kreshnik Cjapin.

Renditja dhe rezultatet në Grupin A
Më poshtë linku video i ndeshjes:
Më poshtë në video goli: