Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Apelit pranon kërkesën e Arbër Paplekaj

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Paplekaj kërkon ndryshimin e vendimit të shkallës së parë

Kërkesa e Paplekaj:

Nga i pandehuri me iniciale A.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë. Përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor, të rindërtohet vendi i ngjarjes, gjë që do të ndihmojë gjykatën të sqarojë mekanizimin e ngjjarjes, të vendoset dhe kryerja e një ekspertimi balistik që të përcaktojë këndin e përdorimit të armëve, drejtimin e qitjes, pozicionin dhe vendodhjen e qitësave, bazuar në tre grupimet e gëzhojave të fiksuara në vendngjarje. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale të kryer nga i pandehuri, nga ajo e parashikuar nga neni 79 i K.Penal në “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, parashikuar nga neni 82 i K.Penal.

Vendimi: 

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon si më poshtë:

Sot më datë 04.03.2024, nga ora 10:00 – 15:35, në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, u zhvillua seanca e radhës për gjykimin e çështjes penale, ndaj

(i)                 të pandehurit me iniciale A. P, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal,

(ii)               të pandehurve me iniciale A. N, N. P, D. D, P. B, E. B, E. M, D. D, B.K, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, të parashikuar nga nenet 248 de 305/b të Kodit Penal, si dhe ndaj

(iii)             të pandehurit me iniciale E. B, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/b të Kodit Penal.

Çështja në apel shqyrtohet mbi bazën e ankimeve të paraqitura :

·         Nga i pandehuri me iniciale A.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë. Përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor, të rindërtohet vendi i ngjarjes, gjë që do të ndihmojë gjykatën të sqarojë mekanizimin e ngjjarjes, të vendoset dhe kryerja e një ekspertimi balistik që të përcaktojë këndin e përdorimit të armëve, drejtimin e  qitjes, pozicionin dhe vendodhjen e qitësave, bazuar në tre grupimet e gëzhojave të fiksuara në vendngjarje. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale të kryer nga i pandehuri, nga ajo e parashikuar nga neni 79 i K.Penal në “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, parashikuar nga neni 82 i K.Penal.

·         Nga i pandehuri me iniciale A.N, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm.

·         Nga i pandehuri me iniciale N.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativë aplikimin e nenit 63 të K.Penal.

·         Nga i pandehuri me iniciale D.D, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativë aplikimin e nenit 63 të K.Penal.

·         Nga i pandehuri me iniciale P.B, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativë aplikimin e nenit 63 të K.Penal.

·         Nga i pandehuri me iniciale E.B, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativë aplikimin e nenit 63 të K.Penal.

·         Nga i pandehuri me iniciale E.M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativë aplikimin e nenit 63 të K.Penal.

·         Nga i pandehuri me iniciale D.D, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativë aplikimin e nenit 63 të K.Penal.

·         Nga i pandehuri me iniciale B.K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm, në alternativë aplikimin e nenit 63 të K.Penal.

·         Nga i pandehuri me iniciale E.B, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, dënimin e tij me minimumin e parashikuar nga dispozita dhe aplikimin e nenit 63 të K.Penal.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Marsela Pepi,  anëtarë z. Fatri Islamaj dhe znj. Edlira Petri, pasi dëgjoi ankuesit mbi shkaqet e ankimeve të paraqitura, si dhe prokurorin e apelit Z. Genti Xholi, me vendimin e ndërmjetëm, vendosi:

Të përsërisë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor me qëllim marrjen e provave si më poshtë:

-Kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës, duke pranuar kështu kërkesën e të pandehurit A.P.

-Të marrë informacion në lidhje me dy shtetasit, të cilët akuzohen për “Dëshmi të rreme”, kryer në gjykimin e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

-Të merret informacion mbi vijimin e procedimit penal të pezulluar për personat, që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje.

-Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 18.03.2024, ora 13.30.