Rikthehet bora në Dardhë, ja si paraqitet situata në juglindje të vendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2024, 11:42
Rikthehen reshjet e dëborës në lartësitë mbi 1400 m.
Trashësia ka shkuar deri në 5 centimetra në aksin e Dardhës, por që nuk ka krijuar probleme për qarkullimin e mjeteve.
Puna për pastrim dhe kriposjen ka vazhduar edhe mëngjesin e sotëm.
Reshjet kanë rënë gjatë natës, por sot janë ndërprerë.
