Vodhën banesën në Elbasan, arrestohet njëri prej autorëve, një tjetër në kërkim

Një person është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një banese në lagjen “Partizani”.

Në pranga u vu një 32-vjeçar, teksa në kërkim është shpallur një 27-vjeçar.

Dyshohet se ata kanë vjedhur në banesë disa pajisje.

Ndërkaq nisi procedim gjendje të lirë për një 28-vjeçar i cili bleu këto pajisje.