Çfarë po ndodh me shqiptarët? Sociologia Simo: Ngjarja e Durrësit, dëshmi se vdekja s’është më e keqja që mund të na ndodhë
Për sociologen Marsi Simo rastet e dhunës dhe krimit në familje sa vijnë e shtohen.
Nisur nga ngjarjet e rënda që tronditën vendin javën e kalaur si ajo e tre fëmijëve që vranë dhe groposën të atin në stallën e lopës, apo dhe ai dy ditëve më parë në Korçë, në një bisedë në studion e lajmeve në “Ora News” Simo shprehu shqetësimin për situatën e rëndë që po përjeton shoqëria shqiptare.
“Vdekja nuk është më e keqja që mund të na ndodhë, sepse ka njerëz që jetojnë me abuzuesin, jetojnë me përdhunuesin, apo jetojnë më vrasësin.
Dhe nisur nga dinamika e ngjarjeve të rënda të ditëve të fundit, këto raste pritet të na shpërthejnë dhe të na shpërfaqen me gjithë gamën makabritetit para syve.
Kemi një brez që ende nuk di të menaxhojë emocionet. Kemi një brez që në shumicë po përdor drogëra dhe si i tillë shfaqet me shumë probleme dhe që përbën gjithnjë një rreziuk të shtuar kriminaliteti tek të rinjtë.
Pra kemi një përparim social për keq dhe jo për mirë. Në rastin e Durrësit ku fëmijët vranë të atin ngjarja është alarmante, pasi nuk kemi një pendesë, pasi askush nuk meriton të vdesë, qoftë ky dhe babai, sado problematik që mund të ketë qenë ai nëse ka qenë.
Për mua rasti shihet te gruaja, pasi nëse fëmijët nuk do ishin rrritur në kushte të tjera ky rast nuk do duhej të kishte ndodhur”, u shpreh ndër të tjera sociologia Marsi Simo.


