Çipa: Samitet në Tiranë, pozitive. Vendi ynë shihet si faktor stabiliteti
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 29 Shkurt 2024, 18:11
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa në një intervistë në Ora News u shpreh se samitet e mbajtura në Tiranë janë mjaft pozitive.
Çipa: Mendoj se janë mjaft pozitive si samiti i djeshëm për Ukrainën ashtu edhe ky i sotmi që ishte i fokusuar tek plani i rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendeve të rajonit.
Pavarësisht natyrës së tyre të ndryshme, mendoj se kanë sjellë disa lajme pozitive.
Vendi ynë shihet si faktor stabiliteti.
