Samitet në Tiranë, Lauka: Mirë që u bënë, po të mos zhvilloheshin do ishte më keq për Shqipërinë

Ish-ambasadori, Islam Lauka i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se mirë që u zhvilluan samitet në Tiranë, pasi po të mos zhvilloheshin do ishte më keq për Shqipërinë.

Lauka: Unë mund të them që mirë që u bënë (samitet) mirë që u zhvilluan sepse po të mos zhvilloheshin do të ishte më keq për Shqipërinë për rolin e saj dhe për aspiratat.

Por këtu unë kam rezervat e mia në raport me ato që pretendon Kryeminsitri ynë më atë protagonizmin që kërkon të shfaq.

Me këtë unë nuk pajtohem.

Unë nuk jam dakord me deklarata e kryeministrit tonë që ne jemi plotesisht në një linjë me politikat e BE-së dhe poltikën amerikane.

Sepse unë mendoj që cdo shtet, ka interesat e veta dhe jo gjithmonë këto interesa përputhen.