EMRAT/ Aksident në aksin Fier-Lushnje, “Volswageni” përplas të moshuarin i cili po udhëtonte me biçikletë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shkurt 2024, 18:01
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Lushnje, ku një automjet tip “Volswagen” me drejtuesin shtetasin Arbert Isufi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur të moshuarin, Sabri Kanina i cili po udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar i moshuari, i cili është dërguar në spital.
Njoftimi:
Rreth orës 16:50 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shtetasi A. I., 48 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Volswagen”, ka përplasur shtetasin S. K., rreth 80 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi S. K., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
