Samiti për Ukrainën, Krisafi: Ballkani rajon i trazuar, përveç Shqipërisë e Kosovës, vendet e tjera janë me shumicë pro ruse
Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ledion Krisafi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se Samiti për Ukrainën që u mbajt në Shëipëri kishte më shumë vlerë për Tiranën se sa për Zelenskyn dhe Ukrainën.
Krisafi: As Shqipëria as Ballkani Perëndimor nuk i japin dot Ukrainës atë që kërkon Ukrainë në këtë moment.
Si Tirana si Zelensky vet janë shumë të qartë për këtë gjë.
Nuk besoj se Zelensky erdhi në Tiranë me idenë që do merrtë armatimet që janë gjëja kryesore.
Për më tepër që është një rajon që përveç Shqipërisë dhe Kosovës, po të marrësh popullsinë e vendeve tjera gati gjysma shumica janë pro rus.
Madje në Serbi shumica janë pro rus, Mali I Zi po kështu.
Është një rajon që është i trazuar.
Ishte një takim që kishte më shumë vlerë për Tiranën se sa për Zelenskyn.
