Samiti për Ukrainën, Osmani: Përzgjedhja e Tiranës, e transferon faktorin shqiptar në një moment kyç të gjeopolitikës botërore
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 29 Shkurt 2024, 17:51
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani në një intervistë në Ora News foli për rrezikun e luftës në Europë.
Osmani u shpreh se përzgjedhja e Tiranës në këtë moment për samitin për Ukrainën na transferon neve si faktor shqiptar në një moment kyc të gjeopolitikës botërore.
Osmani: Në samitin e djeshëm, pra ardhjen e Zelenskyt janë një perceptim amerikan i cili vendos që këto mesazhe të vijnë nga Tirana.
Përzgjedhja e Tiranës në këtë moment na jep neve si shqiptar na transferon në një moment kyc të gjeopolitikës botërore.
Ky transferim i shqiptarëve duhet të kuptohet si mesazh nga Tirana.
Duhet të kuptojmë se cili do jetë roli ynë.
Jemi në një moment delikat dhe duhet të përfitojmë prej tij.
