Samiti për Ukrainën, Gjoka: Nuk ishte rastësi që u zhvillua në Tiranë, Shqipëria do kontribuojë duke...
Ish-ambasadori i Shqipërisë, Sokol Gjoka në një intervistë në Ora News foli për Samitet që u mbajtën në Tiranë. Gjoka u shpreh se nuk është rastësi që samiti u mbajt në Shiqëri.
Gjoka: Samiti i djeshëm i realizuar midis Ukrainës dhe Evripës Juglindore ishte një sipërmarrje tjeter e komuniteti ndërkombëtar në mbështetje të kauzës së Ukrainës, dhe për të kontribuar sa më shumë për ti dhënë fund luftës.
Nuk ishte rastësi që ky samit zhvillohet në Tiranë.
Sepse Shqipëria është një vend me kontribute të rëndësishme në zhvillimet ndërkombëtare.
Shqipëria ka qenë një mbështetëse për kauzën e Ukrainës.
Dihet aktualisht që Ukraina ka vështirësi në furnizimin me armë dhe municione.
Nëse lufta vazhdon, Ukraina ka nevojë për furnizime të mëtejshme ndaj dhe u hodh një nisëm e parë.
Secili vend do shikojë mundësinë e kontibuteve.
Shqipëria do shikojë mundësinë si të kontriboujë duke ripërtërirë indurstrinë e saj të prodhimit të armëve që është një industry pothuajse inekzistente.
