VIDEO/ Kallaku protagonist në Rumani, le shenjën e tij në fitoren e Sepsit

Sherif Kallaku protagonist në fitoren e Sepsi Sf. Gheorghe në transfertë 1-2 përballë Botosanit.

Sfidë e vlefshme për javën e 28-të në Liga 1 të Rumanisë.

Ishte minuta e 31’ kur Kallaku goditi menjëherë pas topit të rikthyer nga traversa.

Gjuajtja e 25-vjeçarit nga Fushë Kruja u kthye në asist për kroatin Debeljuh.

Ky i fundit e devijoi topin në rrjetë, duke kaluar në avantazh të dyfishtë Sepsin.

Vendasit shënuan një gol në fraksionin e dytë të takimit, por pa arritur të evitonin humbjen.

Ky ishte asisti i parë sezonal për Kallakun, i cili numëron 4 gola të shënuar në kampionatin rumun.

Ish-lojtari i Kombëtares u transferua gjatë verës së kaluar te Sepsi, ekip me të cilin ka zhvilluar 17 ndeshje deri tani.