Atletika shqiptare në zi, ndërron jetë kampioni Klement Lutfiu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shkurt 2024, 16:40
Një lajm i hidhur ka ardhur sot për sportin dhe atletikën shqiptare.
Në moshën 68-vjeçare ka ndërruar Klement Lutfiu, kampioni i shquar në disiplinat e 10-garëshit dhe në 110 metra me pengesa.
Pas një beteje disa ditore, pasi ishte në koma për shkak të një aksidenti që kishte pësuar në Turqi, teksa ishte goditur nga një makinë kur po udhëtonte me biçikletë në rrugën e Stambollit, Lutfiu nuk ia ka dalë të mbijetojë.
Klement Luftiu do të mbahet mend si një njeri aktiv dhe sportiv deri në fund të jetës së tij.
Pas karrierës së shkëlqyer në atletikë, ai nuk e ndali kurrë pasionin për sportin, teksa ishte pjesëmarrës i rregullt në garat e triatlonit.

