FOTOT/ Erling Haaland do i bëjë dhuratë vetes “bishën” 2.5 milionë euroshe

Erling Haaland duket se tashmë është rikthyer në formën e tij më të mirë pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave. Të martën në mbrëmje, norvegjezi shënoi 5 gola në fitoren 6-2 të Manchester City ndaj Luton Toën, në ndeshjen e “FA Cup”.

Sipas medias norvegjeze “Dagens Naeringsliv”, ish-lojtari i Borussia Dortmundit ka vendosur t’i bëjë vetes një super dhuratë.

FOTOT/ Erling Haaland do i bëjë dhuratë vetes

Ai është në negociata me prodhuesin e makinave “Mercedes” për të blerë modelin “AMG One”, një automjet me vlerë 2.5 milionë euro, që përmban të njëjtin motor të përdorur nga ekipi “Mercedes” në Formula 1 gjatë sezonit 2016-2017.

Kjo makinë luksoze mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 352 km/h dhe ka vetëm 275 kopje në treg.