ZYRTARE/ Paul Pogba i jep fund me futbollin, dënohet me 4 vjet për shkak të dopingut

Duket se Paul Pogba ka prekur fundin e karrierës së tij.

Nga një futbollist 100 milionë euro, sot ai nuk mund të luajë futboll profesionist dhe mund ta mbyllë karrierën në mënyrën pa lavdi.

Kjo pasi Gjykata ka vendosur ta pranojë kërkesën e Prokurorisë Kombëtare Anti-Doping në Itali për pezullimin e tij për 4 vite për francezin Paul Pogba.

Pra, asnjë marrëveshje nuk është arritur, siç ishte përfolur ditët e fundit, për francezin e Juventusit, i cili rezultoi pozitiv me testosteron sintetik në testin e kryer nga laboratori antidoping në Romë, pas ndeshjes Udinese-Juventus të luajtur më 20 gusht.