“Tani mund t’i dërgoni biletën trajnerit të ri”, zbulohet biseda e Tuchel me lojtarët në dhomat e zhveshjes

Largimi i Thomas Tuchel nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni vijon të shkaktojë zëra në Gjermani.

Mediat kanë zbuluar prapaskena të bujshme në lidhje me këtë divorc të parakohshëm që praktikisht po nxjerr Bayern jashtë çdo objektivi sezonal.

E përditshmja gjermane Bild ka zbuluar fjalimin që Tuchel ka mbajtur përpara ekipit në momentin që drejtuesit e klubit bënë zyrtare largimin e tij në fund të këtij sezoni.

“Tani mund t’i dërgoni biletën trajnerit që dëshironi t’iu drejtojë. Nga këtu e në fund përgjegjësia është e juaja”, mësohet t’i këtë thënë Tuchel lojtarëve në dhomat e zhveshjes.

Kjo deklaratë e zbuluar nga Bild tregon qartë se atmosfera në dhomat e zhveshjes ka qenë shumë negative, me lojtarët që kanë dalë kundër trajnerit.