Kylian Mbappe kërkon të marrë vëllain me vete te Real Madridi
Kylian Mbappe nuk do të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain. Përfaqësuesit e sulmuesit po negociojnë me Real Madridin dhe pritet të mbërrijnë shpejt në një marrëveshje për ta prezantuar Mbappe në stadiumin Santiago Bernabeu.
Megjithatë, duket se pjesë e këtyre negociatave nuk është vetëm Mbappe, por edhe dy emra të tjerë që francezi kërkon t’i transferojë në Madrid. Bëhet fjalë për vëllain e tij, Ethan si dhe mbrojtësin Achraf Hakimi, një mik i ngushtë i Mbappe.
Për këtë të fundit, madrilenët janë dakord ta transferojnë teksa e njohin mirë pasi marokeni ka qenë edhe më parë pjesë e Los Blancos teksa e shohin si zëvendësuesin ideal të Carvajal apo Nacho.
Në Spanjë janë skeptik për vëllain e Mbappe, duke qenë se organika e Realit është e mbushur me lojtarë të rinj dhe të talentuar, e vështirë se mund të ketë vend për një tjetër emër.

