Në Durrës s’ka metadon/ Prej janarit nuk trajtohen për të lënë drogën. Pacientët: S’kemi para, rrezikojmë të kryejmë vjedhje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shkurt 2024, 14:52
400 përdorues të drogës po tajtohen në qendrën e posaçme në Durrës për të hequr dorë nga heroina. Por prej janarit kurimi me metadon është ndërprerë pasi ka mungesë në spital në këto kushte thonë se rrezikojnë të kryejnë vepra kriminale
Qendrën e trajnimit të përdoruesve të drogës në Durrës ka mungesë të medikamenteve prej 22 janarit.
Pacientët shprehen se prej disa ditësh nuk mund të marrin metadonin, si një ilaç që u vjen në ndihmë për të lënë lëndën narkotike.
Në këto kushte shprehen se i frikësohen rikthimit te droga.
Pa burime financiare thonë se të ardhurat mund t’i sigurojnë edhe përmes vjedhjeve.
Qendra u vjen në ndihmë 200 pacientëve duke u dhënë çdo ditë metadon, dhe po aq trajtohen në formë të alternuar.

