VIDEO/ Interi marshon i qetë drejt titullit, zikaltërit mundin me ''poker'' Atalantën dhe shkëputen 12 pikë nga Juvja

Interi i këtij sezoni duket si një makineri perfekte në Serinë A.

Zikaltërit e Inzagit likuiduan Atalantën mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-0 në duelin e prapambetur të vlefshëm për javën e 21-të, duke thelluar diferencën në +12 nga ndjekësit e Juventusit. 

Dominim absolut i kryesuesve të Serisë A, që iu falë golave të Darmian, Lautaro Martinez, Dimarkos dhe Fratezit. 

Vlen të theksohet fakti se titullar në këtë duel u aktivizuan dy shqiptarët Asllani dhe Gjimshiti që qëndruan në fushë gjatë gjithë 90 minutave.

  Ky ishte suksesi i 22-të në 26 javë për Interin, që në ndeshjen e radhës pret Xhenoan në shtëpi.  

GOLAT:

https://streamin.one/v/7e703c2e

https://streamin.one/v/d63cff12

https://streamin.one/v/ad405d16

https://streamin.one/v/d191b7bc