Plagosja me armë zjarri në Krujë/ Zbardhen detajet, dy shtetasit u konfliktuan gjatë lojës tavëll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shkurt 2024, 12:03
Janë zbardhur të tjera detaje rreth plagosjes me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krujë, ku pas një konflikti të momentit mes shtetasëve Perlat Merlika dhe Artan Goga, situata ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.
Autori dhe i plaosuri kanë qenë duke debatuar në një lokal të Krujës gjatë një loje tavëll.
Aty, Goga ka goditur autorin, i cili ka qëlluar më pas me pistoletë. Fatmirësisht plumbi e ka kapur rrëshqitas në shpatull duke e gërvishtur.
