Davies drejt kalimit te Real Madridi, Bayerni gjen zëvendësuesin e tij
Reali i Madridit ka gati një tjetër përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm. Alphonso Davies është synimi kryesor i Los Blancos nga skuadra e Bayernit.
Anësori i majtë ka refuzuar deri tani propozimet për rinovim. Gjë që detyron gjermanët ta shesin në verë te “Los Blancos”. Për të mos e humbur me parametra zero.
Alphonso bisedon çdo ditë me David Alaba, me të cilin ka krijuar një miqësi të madhe gjatë periudhës që luanin bashkë te Bayerni”.
Bavarezët nuk janë dorëzuar ende në lidhje me rinovimin, por në të njëjtën kohë nuk kanë humbur kohë dhe kanë piketuar pasardhësin e 23-vjeçarit.
I përzgjedhuri është Andrew Robertson, “raketa” e krahut të majtë të Liverpoolit dhe kapiteni i kombëtares skoceze.
Lojtari nga Glasgoë luan në “Anfield” prej vitit 2017. Me The Reds ka fituar gjithçka dhe mund të tundohet nga ideja për të provuar një aventurë të re.


