“Mbreti Luan”, luftëtari shqiptar gati për debutimin në UFC
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2024, 14:50
Bernardo Sopai pritet që të bëjë debutimin e tij në UFC pas pesë ditësh, pasi do të ndeshet kundër Vinicius Oliveira të shtunën.
Sopai, ose siç njihet me nofkën “Mbreti Luan”, është një 23 vjeçar me origjinë shqiptare i cili jeton në Suedi.
Djaloshi shqiptar njihet për grushtimet e tij të shpejta dhe potente, dhe tashmë ëndrra e tij bëhet realitet. “The Lion King” do të debutojë në UFC, në arenën më të madhe të sportit luftarak me stil të lirë.

