VIDEO/ Gjesti i ulët ndaj tifozëve, në Arabi bëjnë gati dënimin për Cristiano Ronaldon

Gjesti ofendues i Ronaldos ndaj tifozëve të Al Shabab ka bërë xhiron e botës. Në fund të ndeshjes, të cilën Al Nassr e humbi 3-2, tifozët kundërshtarë brohoritën disa herë “Messi, Messi” për ta tallur kampionin portugez.

Ky i fundit e humbi toruan dhe u kundërpërgjigj me një gjest vulgar, çka ka nxitur nisjen e hetimit nga Komisioni Disiplinor. Ky i fundit pritet që të japë një dënim për 39-vjeçarin luzitan.

Sipas raportimeve nga mediat arabe, Komisioni Disiplinor është duke vlerësuar masën që do të marrë ndaj Ronaldos. Ekziston mundësia që ai të dënohet me dy ndeshje dhe gjobitet financiarisht.

Një çështje që në asnjë rast nuk do të rëndonte në xhepat e Ronaldos, por që tashmë i jep reperkusion të qartë për sa i përket imazhit të tij.