Dusan Vlahovic i thotë “po” rinovimit të kontratës me Juventusin

Dusan Vlahovic ka vendosur që të vijojë aventurën te skuadra e Juventusit dhe në sezone e ardhshme. Ish-sulmuesi i Fiorentinës dëshiron të jetë njeriu që do ta rikthejë “Zonjën e Vjetër” në krye, duke e bërë të përjetojë emocione të reja si dikur, teksa fitonte 9 tituj kampioni radhazi në Serie A.

Sulmuesi serb vendosi t’i thotë një tjetër “po” klubit bardhezi, për të cilin ka ndjerë një tërheqje shumë të fortë që kur ishte fëmijë. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, Vlahovic është i lidhur me Juventusin deri në vitin 2026, me një kontratë të pasur, por është gati ta rinovojë atë deri në dy vite më shumë.

Një mënyrë për të plotësuar edhe nevojat e klubit, i cili duhet të amortizojë paratë e investuara për të, por edhe të ketë një mundësi më të mirë për të qëndruar edhe më shumë kohë, për të arritur qëllimin e tij: hyrjen në historinë e klubit.