Keqtrajtimi i kafshëve, Korro: Duhet të zbatohet ligji, inspektorët të monitorojnë situatën
Keqtrajtimi i kafshëve vijon të jetë shqetësuese.
Profesor Kastriot Korro në një intervistë për Ora News kërkon që institucionet të zbatojnë ligjin dhe të dalin në terren për të monitoruar situatën pasi vetëm kështu mund të ndëshkohen të gjithë abuzuesit me katërputroshët.
Keqtrajtimi i kafshëve mbetet në nivele shqetësuese, por alarmant është fakti se në shumë raste dhunuesit e katerputoshëve i shpërndajnë pamjet në rrjetet sociale.
Rastet nuk kanë munguar as ditët e fundit!
Profesor Kastriot Korro ne UBT thote se Ligji i propozuar nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve duhet te zbatohet ndaj keqbëreseve pasi vetëm keshtu mund te evitojme kete problem.
‘’Duhet që inspektorët përkatës në bashki ti aplikojnë këto ligje. Tek zbatimi i ligjeve, aty calojmë’’, tha Korro.
Thotë se edukimi është më i rëndësishëm për të parandaluar këtë fenomen .
‘’Në cdo program edukimi, duhet të edukojmë dashurinë ndaj kafshëve'', tha Korro.
Më tej profesor Korro ngre dyshimet dhe për disa shoqata që mbrojnë kafshët të cilët shpesh herë janë inegzistente.
‘’Në Shqipëria ka shumë shoqata që mbrojnë kafshët. Ka edhe shoqata të tjera që flasin për kafshët por nuk bëjnë gjë’’, tha Korro.
Sipas ndryshimeve të propozuara për Kodin Penal, parashikojnë ndëshkim kur kafshët e shoqërimit nuk mbahen në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare apo edhe në rastet kur ato braktisen nga pronarët
