Dhunë ndaj prindërve dhe gruas, procedohen dy persona në Shkodër
Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë në Shkodër. Mësohet se ndër të proceduarit ësht 38-vjeçari me inicialet D. T. pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Gjithashtu proceduar është edhe një 20-vjeçar i cili ka dhunuar prindërit e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. G., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër: referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.