“Isha dy metra larg”, dëshmia e Hygerta Metës: Babait i tregova armën, por s’u befasua. E kisha vendosur ta vrisja që kur…

Hygerta Meta vijon dëshminë para gjykatës në lidhje me vrasjen e të atit.

Ajo është shfaqur e penduar si dhe ka treguar detaje nga ngjarja, ndërsa ka ndryshuar sërish dëshminë.

Fillimisht para hetuesve ajo deklaroi se ishte ajo ekzekutorja, por që më vonë tha se babanë e vrau i ati.

Para gjykatës ajo e ndryshoi sërish dëshminë duke pretenduar se ka qenë ajo që ka shkrepur armën.

“Të enjten na tha do ju vras pasi e refuzova për herë te dytë fejesën. Të shtunën e mendova. Erdhi babi hëngri dreke, u shtri dhe mora armën dhe ia tregova, por ai nuk u befasua.

E qëllova! I thashë çohu në këmbë, më tha ik andej. E kisha vendosur, isha dy metra larg, në dhomë të ndenjes. Arma ishte në sirtar në dhomën e gjumit. Jam penduar, por s’ka kthim”, tha ajo.

“Isha dy metra larg”, dëshmia e Hygerta Metës: Babait i