U gjet nga bashkëshortja pa shenja jete, 71-vjeçari në Kuçovë dyshohet se...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2024, 14:40
Kuçovë/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Perondi, Kuçovë është gjetur nga bashkëshortja pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur shtetasi H. B., 71 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
