Vranë babanë, Gjykata e Durrësit cakton masën "arrest me burg", për 3 fëmijët e familjes Meta
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën arrest me burg për tre fëmijët e Pëllumb Metës, të cilën vranë dhe groposën këtë të fundit pak ditë më parë.
Ata akuzohen se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta më 10 shkurt në Shënavlash dhe e varrosën në kasollen e bagëtive, ndërsa më pas e shpallën të zhdukur.
Nga dosja hetimore e familjes Meta, kanë dalë detaje të reja në lidhje me motivin e ngjarjes, me tre fëmije të arrestuar dhe me nënën nën hetim. Versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19-vjeçare.
Të pyetur nga policia ata kanë pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.
Nga hetimet e policisë, deri më tani rezulton se djali i madh, Hysen Meta ka qëlluar me 4 plumba babain e tij, duke i shkaktuar atij vdekjen, ndërsa vëllai dhe motra ndihmuan në mbledhjen me plastmas të trupit dhe më pas groposjen e tij.
Por ky i fundit në gjykatë ndryshoi dëshminë e tij duke thënë se babain e vrau e motra dhe jo ai, gjë e cila është mbështetur edhe nga vëllai i vogël.
