“Kemi oferta nga Spanja, Franca dhe Arabia Saudite për Rei Manajn”! Trajneri i Sivaspor: Mund të shitet 15 milionë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2024, 14:51
Rei Manaj po kalon një super sezon te Sivaspor. Sulmuesi shqiptar po shënon thuajse në çdo ndeshje dhe kjo ka bërë që të rritet vlera e kartonit të tij. Ndërkohë trajneri i Sivaspor, Bulent Uygun, ka treguar situatën e sulmuesit.
“Ka njerëz që e duan nga Franca, Spanja, Arabia Saudite dhe Katari. Në fund të sezonit, bordi ynë i drejtorëve do të bëjë atë që është e nevojshme. Sigurisht që është vendosur një çmim, 15 milionë euro. Të gjithë kanë një çmim”, tha Bulent. /Sport Ekspres/